
Korporata Energjetike e Kosovës ka arritur marrëveshje me dy organizatat sindikale, SR-KEK dhe SPEK, për mbështetje financiare përmes bonusit për të gjithë punonjësit e Korporatës.
Marrëveshja është arritur pas një takimi të përbashkët ndërmjet Bordit të Drejtorëve, Menaxhmentit të KEK-ut dhe përfaqësuesve të dy sindikatave, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë takimit janë diskutuar sfidat aktuale të Korporatës, veçanërisht projektet e modernizimit të njësive prodhuese, investimet mjedisore dhe ruajtja e vazhdimësisë së operimeve.
Palët janë pajtuar se stabiliteti i prodhimit dhe siguria energjetike e vendit janë përgjegjësi e përbashkët, duke u zotuar për bashkëpunim në tejkalimin e sfidave.