
Rreth 15 kilogramë marihuanë, një sasi kokaine, para të gatshme, armë dhe municion janë sekuestruar gjatë një operacioni të Policisë së Kosovës në Prishtinë dhe Gjakovë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve.
Operacioni i koduar “Taslixhe” është realizuar në koordinim me Prokurorinë, ndërsa gjatë aksionit në lokacione të ndryshme janë sekuestruar edhe telefona celularë dhe dy vetura.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka vlerësuar se ky është një tjetër operacion i Policisë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve.
Sveçla ka theksuar se institucionet e sigurisë do të vazhdojnë angazhimin për parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, duke e cilësuar mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së të rinjve si një nga prioritetet.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali