Durmishi paralajmëron ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, gjoba deri në 200 mijë euro

Durmishi paralajmëron ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, gjoba deri në 200 mijë euro

Written by

in

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka paralajmëruar ndryshime në Ligjin për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare, me të cilat gjobat do të rriten dhjetëfish dhe mund të arrijnë deri në 200 mijë euro.

Sipas Durmishit, ligji aktual zbatohet tashmë për dhjetë muaj dhe ka dhënë rezultate të caktuara, por jo në nivelin e pritur.
“Ndryshimet po përgatiten në bashkëpunim me të gjitha institucionet kompetente dhe sektorin e biznesit. Kemi mendime të ndryshme, por do të dalim me një qëndrim konkret”, deklaroi ministri.

Ai bëri të ditur se zgjidhjet e reja ligjore do të përfshijnë edhe marketet, përkatësisht zinxhirët tregtarë, si dhe distributorët, me qëllim forcimin e kontrollit dhe luftimin e praktikave të padrejta në treg.

Ndryshimet ligjore pritet të miratohen gjatë vitit të ardhshëm.

Ministri Durmishi paralajmëroi gjithashtu edhe hartimin e një Ligji të ri për veprimtarinë hotelierike, i cili pritet të rregullojë më tej funksionimin e sektorit të gastronomisë dhe turizmit.