
Lakeside Hotel është sponsor i boksierit kosovar Labinot Xhoxhaj, i cili më 27 nëntor do të ngjitet në ring në Rust të Gjermanisë, në Europa-Park Arena, për përballjen me boksierin italian Eduardo Giustini, në mbrojtje të titullit të kampionit evropian në kategorinë heavyweight.
Kjo përballje është një tjetër sfidë e rëndësishme në karrierën e Labinotit dhe një moment krenarie për sportin kosovar.
Lakeside Hotel qëndron krah kampionit tonë, duke mbështetur përkushtimin, guximin dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
I urojmë Labinotit fitore dhe suksese të mëtejshme! 🇽🇰🥊
Lakeside Hotel – përkrah kampionëve, përkrah Kosovës!
Burimi: Insajderi