Edhe Kokalla të rri në qeli përjetë – çka kërkon familja e Liridonës në ankesën e dorëzuar në Apel

Edhe Kokalla të rri në qeli përjetë – çka kërkon familja e Liridonës në ankesën e dorëzuar në Apel

Written by

in

Edhe Kokalla të rri në qeli përjetë – çka kërkon familja e Liridonës në ankesën e dorëzuar në Apel

Seanca në Gjykatën e Apelit, për rastin e Liridona Ademajt, ku do të shqyrtohen ankesat e palëve është caktuar të zhvillohet më 29 tetor, në orën 09:50.

Naim Murseli po kërkon ndryshim të vendimit, konkretisht ulje të dënimit, në ankesën prej 30 faqesh, që ishte dorëzuar nga dy avokatët e tij.

Në ankesë pretendohet se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive, ndërsa mbrojtja ngre pretendime edhe për mënyrën e marrjes në pyetje të Murselit nga policia.

Në anën tjetër, në Apel është dorëzuar ankesë edhe nga familja Ademaj.

Përmes avokatit të tyre, ata kërkojnë që përveç Murselit dhe Granit Plavës, edhe i akuzuari Kushtrim Kokalla të frymojë përjetësisht në burg.

Dënimi prej 30 vjetësh burgim ndaj Kokallës, i shpallur fajtor për ndihmën që ua dha Murselit e Plavës, nga familja e Liridonës po vlerësohen të jenë pak.

Asnjë nga rrethanat rënduese, siç thuhet në ankesën e dorëzuar, nuk janë vlerësuar në mënyrë të drejtë, përfshirë shkallën e lartë të rrezikshmërisë shoqërore e mënyrën mizore të vrasjes.

Treshja, sipas gjykatës, funksionuan si grup kur e hartuan planin për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023.

Kushtrim Kokalla, pasi refuzoi vetë ta kryejë vrasjen, e gjeti Granit Plavën i cili në këmbim të parave, shtiu me armë zjarri në drejtim të Liridona Ademajt.

Planin këtyre ua kishte bërë bashkëshorti i të ndjerës, Naim Murseli i cili ishte edhe bashkekzekutor i gruas, nga siç thuhet në aktgjykim, mllefi dhe dëshira për hakmarrje për shkak të raporteve të çrregullta dhe përfitimi financiar. /Klankosova.tv