
Sport Club Gjilani njofton opinionin publik se ka kompletuar marrëveshje për angazhimin e futbollistit Ade Oguns, i cili do të jetë pjesë e skuadrës deri në verën e vitit 2028.
Sulmuesi 25-vjeçar, i cili luan në repartin ofensiv, pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën, duke sjellë alternativa dhe potencial shtesë në fazën e sulmit.
Oguns ka ndërtuar përvojën e tij futbollistike përmes paraqitjeve në karrierën e tij profesionale, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë që aftësitë e tij t’i dëshmojë edhe me fanellën kuq e bardh.
Karriera e tij përfshin edhe përvoja ndërkombëtare te Caracas FC në Venezuelë, Wydad AC në Marok dhe KAS Eupen në Belgjikë, ndërsa në futbollin kosovar ishte pjesë e FC Ferizajt.
Klubi njofton se të gjitha procedurat e regjistrimit kanë përfunduar prej kohësh dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të shtabit teknik që nga ndeshja e radhës kampionale kundër FC Ballkanit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali