
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” njoftoj se uji në zonat e furnizimit në Gërqinë dhe Damjan nuk rekomandohet të përdoret për pije, pasi analizat e mostrave kanë evidentuar turbullirë mbi kufijtë e lejuar për konsum.
Në Gërqinë është evidentuar edhe një problem tjetër, pasi ndërprerjet e herëpashershme të energjisë elektrike kanë ndikuar në stabilitetin e procesit të dezinfektimit të ujit në rezervuar.
Kompania u ka bërë thirrje konsumatorëve në këto dy zona që të mos e përdorin ujin për pije deri në stabilizimin e plotë të gjendjes dhe publikimin e një njoftimi të ri.
Ndërkohë, ekipet e ujësjellësit janë në terren dhe po monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit, me qëllim të rikthimit të furnizimit të rregullt sa më shpejt të jetë e mundur.
Burimi: Insajderi