FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”

FSK-ja përmbyll me sukses ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”

Written by

in

Operacionet Speciale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në bashkëpunim me partnerët strategjikë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria dhe Kroacia, kanë përmbyllur ushtrimin fushor “VALOR SHIELD 2026”.

Sipas njoftimit, në ushtrim kanë marrë pjesë edhe institucionet e tjera të sigurisë në Kosovë.

Ushtrimi kishte për qëllim avancimin e kapaciteteve operacionale në fushën e luftës jokonvencionale, testimin e aftësive profesionale dhe specialistike, si dhe forcimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave pjesëmarrëse.

Po ashtu, fokusi ishte në harmonizimin e standardeve të Operacioneve Speciale ndërmjet partnerëve pjesëmarrës.

FSK-ja ka vlerësuar se ushtrimi dëshmon progresin e vazhdueshëm të Operacioneve Speciale, të mbështetura nga partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bashkëpunimi me partnerët vendorë e ndërkombëtarë.

Sipas njoftimit, “VALOR SHIELD 2026” përbën një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të një force profesionale dhe të ndërveprueshme, të gatshme për të përmbushur misionin e saj në mbështetje të sigurisë kombëtare dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Burimi: Dukagjini