
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se Rusia nuk do ta fitojë luftën në Ukrainë, duke riafirmuar mbështetjen e Gjermanisë për këtë shtet dhe angazhimin për vazhdimin e investimeve, pavarësisht agresionit rus.
Merz theksoi se investimet gjermane në Ukrainë përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e vendit, ndërsa sipas tij, përfitimet e tyre do të reflektohen në stabilitet, mundësi më të mëdha eksporti, projekte të përbashkëta dhe rritje ekonomike.
Ai bëri të ditur se asnjë kompani gjermane nuk është larguar nga Ukraina që prej fillimit të luftës, ndërsa numri i kompanive gjermane që operojnë në këtë vend është pothuajse trefishuar gjatë kësaj periudhe.
“Ajo që investojmë sot në Ukrainë, do të na kthehet shumëfish në formën e stabilitetit, mundësive për eksport, projekteve të përbashkëta dhe rritjes ekonomike”, deklaroi Merz.
Kancelari gjerman vlerësoi se vazhdimi i aktivitetit të kompanive gjermane në Ukrainë, edhe në kushte lufte, dëshmon besimin e tyre në të ardhmen e këtij shteti.
Lufta në Ukrainë nisi në shkurt të vitit 2022, pas pushtimit rus, ndërsa Gjermania vazhdon të jetë një nga mbështetëset kryesore evropiane të Kievit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali