Zelensky thotë se Putin është një ‘vrasës’ pasi Trump e quan udhëheqësin rus mik

Zelensky thotë se Putin është një ‘vrasës’ pasi Trump e quan udhëheqësin rus mik

Written by

in

Zelensky thotë se Putin është një ‘vrasës’ pasi Trump e quan udhëheqësin rus mik

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si “vrasës”, duke reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili gjatë vizitës në Kinë këtë javë iu referua liderit rus si “mik”.

Në një intervistë për CNN, Zelensky tha se është në dorën e presidentit amerikan se si dëshiron ta quajë Putinin, por theksoi se për Ukrainën ai mbetet armik dhe vrasës.

“Për ne, ai është armik… për ne, ai është vrasës”, deklaroi Zelensky.

Trump e kishte cilësuar Putinin si “mik” gjatë një takimi historik trepalësh me presidentin kinez, Xi Jinping, dhe liderin rus, të enjten. Ai gjithashtu kishte thënë se dy liderët kanë pasur marrëdhënie shumë të mira për shumë vite.

Deklaratat e Zelenskyt erdhën pas sulmeve masive ruse ndaj Ukrainës, të cilat, sipas autoriteteve ukrainase, lanë të vrarë të paktën nëntë persona. Sulmet shënjestruan ura dhe stacione hekurudhore në Kiev dhe zona të tjera të vendit.

Zelensky e cilësoi këtë ofensivë si sulmin më të madh të këtij viti, duke bërë të ditur se Rusia kishte përdorur 110 raketa, përfshirë 27 raketa balistike, si dhe më shumë se 400 dronë. Nga sulmet pati viktima dhe të plagosur në mesin e civilëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali