Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë

Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë

Written by

in

Jakup Krasniqi sot përfundon vizitën në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të largohet sot nga Kosova, pas përfundimit të vizitës disaditore që e realizoi për arsye humanitare dhe familjare, për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij, e cila po përballet me probleme shëndetësore.

Sipas raportimeve, Krasniqi pritet të largohet nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës rreth orës 14:00, ndërsa fluturimin drejt Hagës e ka të planifikuar për në orën 15:00.

Edhe gjatë largimit, sikurse gjatë gjithë qëndrimit të tij në Kosovë, Krasniqi do të shoqërohet nga zyrtarët e misionit të EULEX-it.

Kjo ishte vizita e parë e Krasniqit në Kosovë që nga viti 2024, kur kishte ardhur për të marrë pjesë në funeralin e vëllait të tij.

Ndërkaq, më 16 shtator të këtij viti, Dhomat e Specializuara në Hagë e dënuan Krasniqin me 25 vjet burgim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali