Arrestohet një person në Mitrovicën e Jugut, i sekuestrohen kokainë dhe mbi 1 mijë euro

Arrestohet një person në Mitrovicën e Jugut, i sekuestrohen kokainë dhe mbi 1 mijë euro

Written by

in

Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi gjatë kontrollit tek ai janë gjetur dhe sekuestruar 51.2 gramë kokainë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 nëntor 2026, rreth orës 15:15, shkruan Telegrafi.

Përveç substancës narkotike, policia ka sekuestruar edhe 1 mijë e 155 euro, dy telefona mobilë dhe një peshore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i janë gjetur dhe sekuestruar 51.2 gramë kokainë, 1155 euro, dy telefona mobilë dhe një peshore”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/