Nuk iu lejua t’i takonte disa nga familjarët, Jakup Krasniqi i përshëndet nga larg me dorë në ditën e fundit të vizitës në Kosovë

Nuk iu lejua t’i takonte disa nga familjarët, Jakup Krasniqi i përshëndet nga larg me dorë në ditën e fundit të vizitës në Kosovë

Written by

in

Nuk iu lejua t’i takonte disa nga familjarët, Jakup Krasniqi i përshëndet nga larg me dorë në ditën e fundit të vizitës në Kosovë

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e ngushtë, në ditën e fundit të qëndrimit të tij në Kosovë.

Gjatë këtyre ditëve, vëllai i tij, Daut Krasniqi, është parë disa herë pranë shtëpisë, duke pritur në rrugë ose duke qëndruar në ballkonin e banesës së tij, me shpresën që të paktën ta shihte nga afër Jakupin. Megjithatë, takimi mes tyre nuk ishte i mundur.

As mëngjesin e sotëm, familjarët e tjerë nuk patën mundësi ta takonin nga afër. Ata e përcollën Jakup Krasniqin nga ballkoni i shtëpisë së tyre, ndërsa ai, nga oborri i shtëpisë së vet, i përshëndeti me dorë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali