
Moderatorja Loredana Brati është lajmëruar LIVE në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, ku ka folur për eksperiencën e saj si moderatore e formatit “Big Talk” dhe komentet që po merr nga publiku.
Producenti i “Big Talk”, Agon Rexhepi, ishte i ftuar në studio dhe gjatë emisionit e telefonoi drejtpërdrejt Loredanën, duke e pyetur se si po e përjeton këtë eksperiencë të re televizive.
Ajo u shpreh se po e shijon shumë këtë sfidë, duke theksuar se çdo paraqitje i sjell mundësi të reja për të mësuar dhe për t’u zhvilluar profesionalisht.
“Po e shijoj shumë në fakt, për mua është një sfidë e re. Gjithmonë del diçka e re për të mësuar, për të kuptuar, por unë e shijoj këtë pjesë, e shijoj sfidën, e shijoj kënaqësinë e të fituarit gjithmonë diçka më tepër”, u shpreh Brati.
Ndërsa, e pyetur për komentet dhe reagimet e shikuesve ndaj paraqitjeve të saj, moderatorja nuk hezitoi të fliste edhe për gafat që mund t’i ndodhin gjatë transmetimeve LIVE.
“Kjo është karakteristikë e imja. Besoj se shqiptarët janë mësuar tashmë me këto gafat e mia, por që janë karakteristikë e imja dhe besoj se fundja është gjë njerëzore. Të gjithë e kanë ngapak… fundja jemi njerëz, kemi emocione, emocionet e LIVE”, deklaroi ajo.
Për më shumë: