Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar në Podujevë pas vazhdimisht e ngacmonte një vajzë, të cilën para disa viteve e kishte pasur të dashur.
Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Podujevë 09.11.2026 – 09:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ngacmuar viktimën femër kosovare, të cilën e kishte të dashur para disa viteve”, thuhet në raport. /Telegrafi/