Nga një kafene e vogël në Milot të Shqipërisë, familja e avokatit shqiptar Ardinez Domgjoni ka arritur të ndërtojë një zyrë ligjore që u shërben klientëve dhe komuniteteve në Nju Jork dhe Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan Telegrafi.
Përmes një postimi në Facebook, Domgjoni ka ndarë një kujtim nga gati një dekadë më parë, kur kishte dhënë betimin si avokat para gjyqtares federale amerikane Susan D. Wigenton.
Ai ka rrëfyer rrugëtimin e familjes së tij, duke e përshkruar kalimin nga puna në një kafene të vogël në Milot deri te krijimi i një praktike ligjore në SHBA si realizim të një ëndrre familjare.
“Brenda vetëm një brezi, familja jonë kaloi nga shërbimi ndaj klientëve në një kafene të vogël në Milot të Shqipërisë, në krijimin e një zyre ligjore të përkushtuar për t’u shërbyer klientëve dhe komuniteteve në të gjithë Nju Jorkun dhe Nju Xhersin”, ka shkruar Domgjoni.
Ai ka theksuar se synimi i tij është që kjo trashëgimi të vazhdojë edhe në gjeneratat e ardhshme të familjes.
“Shpresa ime është që Domgjoni Law Offices një ditë të drejtohet nga brezat e ardhshëm të familjes Domgjoni, duke vazhduar një trashëgimi shërbimi, integriteti dhe përkushtimi ndaj komuniteteve tona”, ka deklaruar ai.
Në fund të postimit, Domgjoni ka ndarë edhe një mesazh për ëndrrën amerikane, duke shkruar: “Ëndrra amerikane është e gjallë dhe vazhdon të jetë realitet”.
Postimi i tij përcjell rrugëtimin e një familjeje shqiptare që, brenda një brezi, kaloi nga një biznes i vogël në Shqipëri në ndërtimin e një zyre ligjore në Shtetet e Bashkuara./Telegrafi/
Postimi i plotë: