Gjendet pa shenja jete një person në një fermë peshqish në Istog

Gjendet pa shenja jete një person në një fermë peshqish në Istog

Written by

in

Rastin për RTK-në e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 07:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi emergjent. Sipas tij, mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e personit.

Ai tutje ka theksuar se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit, me konsultimin e të cilit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Sipas Policisë, hetimet janë duke vazhduar për të ndriçuar dhe zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

Burimi: RTKLive