Një grua në Turqi ka shkaktuar incident në distriktin Nizip të Gaziantepit, pasi është paraqitur e armatosur me një pushkë gjahu, pas një mosmarrëveshjeje me një burrë për një borxh të papaguar.
Sipas raportimeve, pas debatit me burrin, gruaja ka marrë armën nga vetura e saj, ka dalë jashtë dhe ka qëlluar disa herë në ajër.
Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e telefonave mobilë, ndërsa pamjet tregojnë momentin e incidentit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe, pas negociatave, ka arritur ta bindë gruan që të dorëzohej.
Ajo është marrë në paraburgim, me urdhër të gjykatës.
Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar. /Telegrafi/