BE-ja dhe Indonezia nënshkruajnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

BE-ja dhe Indonezia nënshkruajnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

Written by

in

BE-ja dhe Indonezia nënshkruajnë marrëveshjen për tregtinë e lirë

Pas një dekade negociatash, Bashkimi Evropian dhe Indonezia kanë arritur një marrëveshje që do t’u mundësojë të dyja palëve tregti të lirë.

Shkëmbimet tregtare mes BE-së dhe Indonezisë, për vitin 2025, u vlerësuan në 28.9 miliardë euro, me eksporte nga ana e Bashkimit Evropian në vlerë prej 10.2 miliardë eurosh dhe importe prej 18.7 miliardë eurosh, raporton Euronews, transmeton Klankosova.tv.

BE-ja dhe Indonezia nënshkruan të shtunën marrëveshjen për tregti dhe investime, e cila do të mundësojë heqjen e 98.5 për qind të tarifave doganore për mallrat e BE-së, pas një dekade negociatash.

Komisioni Evropian deklaroi se eksportet drejt Indonezisë pritet të rriten për 40 për qind, ndërsa marrëveshja do t’u ndihmojë eksportuesve të BE-së të kursejnë 600 milionë euro në vit nga taksat doganore.

Marrëveshja pritet të sjellë përfitime veçanërisht në sektorët e makinerisë dhe të automjeteve.

Njëkohësisht, pritet të hapen mundësi të reja për Indonezinë në fushën e automjeteve elektrike, pajisjeve elektronike dhe produkteve farmaceutike. /Klankosova.tv