
Ish-komandanti i UÇK-së njëherësh kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka shprehur mbështetje për Jakup Krasniqin pas vizitës së tij katërditore në Kosovë.
Lushtaku ka shpërndarë fotografinë e përshëndetjes me dorë të Jakup Krasniqit drejtuar familjarëve që nuk arriti t’i takonte, me mbishkrimin: “Hero i gjallë!”.
“Baca Jakup është më i fortë se guri. Hero i gjallë!”, ka shkruar Lushtaku.