Leeds turpëron Chelsean në “Stamford Bridge”

Leeds turpëron Chelsean në “Stamford Bridge”

Written by

in

Skuadra e drejtuar nga Daniel Farke e nisi ndeshjen me vështirësi, ndërsa Chelsea kaloi në epërsi në minutën e parë të madhe të takimit. Emmanuel Emegha realizoi për 1-0, pas asistimit të Morgan Rogers, duke i dhënë avantazhin skuadrës së Xabi Alonsos.

Megjithatë, reagimi i Leedsit ishte i menjëhershëm. Noah Okafor barazoi shifrat me një goditje të saktë me të majtën, duke rikthyer skuadrën e tij në lojë.

Leeds vazhdoi të krijonte rrezik edhe në vazhdim, ndërsa pas pushimit arriti ta përmbyste rezultatin. Dominic Calvert-Lewin u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar për 2-1.

Vetëm pak minuta më vonë, Okafor goditi sërish. Sulmuesi zviceran përfitoi nga një top i kthyer pas rivënies anësore dhe dërgoi topin në rrjetë për 3-1, duke realizuar golin e tij të dytë personal.

Chelsea tentoi të reagonte, por pa arritur të ndryshonte rrjedhën e takimit. Në minutat shtesë, Brenden Aaronson shënoi edhe golin e katërt, duke vulosur fitoren e thellë të Leeds United.

Kjo ishte fitorja e parë e Leedsit në udhëtim ndaj Chelseat që nga viti 1999, ndërsa Daniel Farke regjistroi suksesin e parë si trajner përballë Xabi Alonsos.

Në anën tjetër, Chelsea pësoi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke vazhduar periudhën e vështirë të rezultateve. 

Burimi: RTKLive