Leeds e turpëron Chelsean në shtëpi të vet

Leeds e turpëron Chelsean në shtëpi të vet

Written by

in

Leeds e turpëron Chelsean në shtëpi të vet

Leeds United ka shkaktuar befasi të madhe në kuadër të Premierligës, duke e mposhtur Chelsean me rezultat të thellë dhe bindës 4-1 në udhëtim, pas një përmbysjeje spektakolare të rezultatit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo fitore merr vlerë edhe më të madhe historike, pasi ishte triumfi i parë i Leedsit si mysafir ndaj Chelseat që nga viti 1999. Po ashtu, ky sukses shënoi edhe fitoren e parë në karrierë për trajnerin Daniel Farke përballë homologut të tij te “Blutë”, Xabi Alonso.

Takimi nisi më mirë për vendasit, të cilët kaluan të parët në epërsi në minutën e 25-të me golin e shënuar nga Emmanuel Emegha. Megjithatë, gëzimi i londinezëve zgjati shumë pak, pasi nuk arritën ta administronin avantazhin.

Vetëm pak minuta më vonë, Noah Okafor riktheu baraspeshën duke shënuar për 1-1. Me fillimin e pjesës së dytë, mysafirët morën kontrollin e lojës dhe përmbysën gjithçka përmes Dominic Calvert-Lewin, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Dominimi i Leedsit u konkretizua sërish në minutën e 64-t, kur Okafor gjeti rrugën e rrjetës për herë të dytë në këtë takim, duke e çuar epërsinë në 3-1. Ndërkaq, goditjen përfundimtare Chelseat ia dha Brenden Aaronson, i cili vulosi fitoren e madhe 4-1 me golin e katërt të realizuar në minutat shtesë.

Në anën tjetër, ky rezultat e zhyt edhe më shumë në krizë Chelsean, që regjistroi humbjen e katërt në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke vazhduar periudhën e vështirë nën drejtimin e Xabi Alonsos.

Pas kësaj xhiroje, Leeds United ngjitet në pozitën e gjashtë në tabelë me 17 pikë të grumbulluara, ndërsa Chelsea mbetet në vendin e tetë me 16 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali