Aksident fatal në Fier-Seman, vetura përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Aksident fatal në Fier-Seman, vetura përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Written by

in

Aksident fatal në Fier-Seman, vetura përplas për vdekje 80-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Seman, ku ka humbur jetën një 80-vjeçar.

Viktima është identifikuar si Nasi Peto, i cili në momentin e aksidentit po lëvizte me biçikletë. Ai është përplasur nga një automjet, duke marrë dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendngjarje.

Sipas informacionit paraprak të policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:15. Automjeti drejtohej nga shtetasi V. M., 61 vjeç, i cili është përfshirë në përplasjen me biçikletën që drejtohej nga 80-vjeçari.

Pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.

Burimi: Insajderi