
Rrëfimi i Fuegos për familjen dhe prindërit është komentuar në emisionin Big Talk në Klan Kosova, nën moderimin e Loredana Bratit, ku të pranishëm në panel ishin Sara Kolami, Florjan Halilaj, Benita dhe e ftuara Lela Seferi.
Lela Seferi e përgëzoi Fuego-n për mesazhin që përcolli përmes rrëfimit të tij, duke vlerësuar veçanërisht rëndësinë që ai i kushtoi familjes.
“Më pëlqeu qysh e përfshiu familjen dhe sa e rëndësishme është familja”, u shpreh ajo.
Edhe Sara Kolami e vlerësoi rrëfimin e tij, duke e cilësuar si momentin më të fortë të Fuegos deri më tani. Ajo veçoi veçanërisht mesazhin: “Mos ki turp të kërkosh ndihmë”, duke shtuar se përmes këtij rrëfimi publiku pati mundësinë të shihte një anë tjetër të tij.
Ndërkaq, më kritike ndaj Fuegos u tregua Benita. Ndonëse vlerësoi rrëfimin e tij dhe rëndësinë që i kushtoi familjes, ajo shprehu rezerva për mënyrën se si ai luan brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
“Ngacmimet e tij shkojnë edhe në bullizëm”, deklaroi Benita.
Ajo gjithashtu vuri në pikëpyetje strategjinë e tij të lojës, duke theksuar se mbështetja te pëlqimet e publikut nuk është më një strategji që funksionon.Për komentet dhe analizat e plota të opinionistëve, ndiqni videon: