Rikthehet në Speciale: Krasniqi la shtëpinë, prapa pikëllimin (VIDEO)

Rikthehet në Speciale: Krasniqi la shtëpinë, prapa pikëllimin (VIDEO)

Written by

in

Rikthehet në Speciale: Krasniqi la shtëpinë, prapa pikëllimin (VIDEO)

Pas katër ditësh qëndrimi në Kosovë, ish-kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, është larguar nga shtëpia e tij në lagjen Velania të Prishtinës, për t’u kthyer në Hagë.

Përshëndetjen me familjarët, të cilën nuk kishte mundur ta bënte gjatë tri ditëve paraprake, e bëri me gjeste dhe përshëndetje nga larg.

Largimi i tij u përcoll me emocione të shumta. Familjarët e pritën në rrugë, ndërsa nipat dhe mbesat u munduan t’i jepnin forcë me fjalët: “Qëndro i fortë”.

Një nga momentet më prekëse ishte pamundësia për ta takuar nga afër vëllain e tij, Daut Krasniqin.

“Qysh s’më ka marrë malli, po nuk lanë, çka me ba”, u shpreh ai i pikëlluar për pamundësinë e takimit.

Pas përshëndetjes me familjen, Krasniqi u nis drejt Hagës nën përcjelljen e EULEX-it.

Ai kishte ardhur në Kosovë për arsye familjare.

Për më shumë detaje ndiqeni kronikën e plotë: