American Retail në Pejë – Comodita Home, dyqan i ri me oferta unike (VIDEO)

American Retail në Pejë - Comodita Home, dyqan i ri me oferta unike (VIDEO)

Written by

in

American Retail në Pejë - Comodita Home, dyqan i ri me oferta unike (VIDEO)

Comodita Home ka hapur pikën e saj të re në Pejë, në kuadër të American Retail Park, duke sjellë oferta të veçanta për qytetarët e Dukagjinit.

Me rastin e hapjes, e cila u bë të shtunën, të gjitha produktet ofrohen me 70 për qind zbritje, nga tash deri në fund të muajit.

Përveç ofertave, klientët patën mundësi të përfitojnë edhe nga dhuratat e shumta, pasi brendi ndau mbi 200 dhurata për blerësit.

Përfaqësuesit e Comodita Home thanë se zgjerimi në Pejë është pjesë e synimit për të qenë sa më afër klientëve dhe për të vazhduar të ofrojnë produkte cilësore.

Hapja e pikës së re është shoqëruar me interesim të madh të qytetarëve, të cilët shprehën kënaqësinë për ofertat dhe produktet e brendit.

Zbritjet prej 70 për qind vlejnë në të gjitha pikat e Comodita Home.