GTA 6 po i zbraz klasat? Kjo shkollë ofron shpërblime për nxënësit që nuk mungojnë në mësim

GTA 6 po i zbraz klasat? Kjo shkollë ofron shpërblime për nxënësit që nuk mungojnë në mësim

Written by

in

Një shkollë në Irlandën e Veriut ka ndërmarrë një iniciativë të pazakontë për t’i inkurajuar nxënësit të mos mungojnë në mësim për shkak të lansimit të shumëpritur të videolojës Grand Theft Auto VI (GTA 6).

Shkolla Belfast Boys’ Model ka njoftuar se nxënësit që janë paraqitur në mësim ditën e lansimit të lojës, do të marrin pjesë në një short për të fituar disa dhurata.

Më herët, drejtuesit e shkollës u kishin dërguar një letër prindërve, duke i paralajmëruar se lansimi i lojës përkon me provimet e matematikës.

“Aktivitete si loja Grand Theft Auto mund të presin deri në fundjavë”, thuhej në letrën e shkollës.

Drejtoresha Mary Montgomery deklaroi qëllimi kryesor është që nxënësit të jenë të pranishëm në shkollë dhe të përqendrohen në rezultatet e tyre akademike.

Ajo pranoi se lansimi i GTA 6 mund t’i tundonte disa nxënës të qëndronin në shtëpi, ndërsa ideja për shpërblimet kishte ardhur nga vetë nxënësit. /Telegrafi/