
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar fotografi nga takimi me bashkatdhetarët në Bruksel, ku mori pjesë në organizimin e Darkës së Lamës nga dega e LDK-së.
Abdixhiku i ka falënderuar bashkatdhetarët për pritjen dhe besimin, duke vlerësuar kontributin e tyre ndër vite për Kosovën.
“Një pjesë e historisë së Kosovës është shkruar në mërgatë, nga njerëz që ndërtuan jetën larg Kosovës dhe morën përsipër më shumë sesa u takonte për fatin e atdheut tonë. Edhe sot, mundi i tyre është vlerë e vendit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.
Ai ka vlerësuar edhe ruajtjen e traditave shqiptare në mërgatë, duke theksuar se përmes organizimeve të tilla, kultura e Kosovës përcillet edhe përtej kufijve të saj.
Në takim ishte i pranishëm edhe anëtari i LDK-së, Anton Quni.
Në këtë takim ishte i pranishëm edhe anëtari i LDK-së, Anton Quni.