LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

Written by

in

LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së

Gjykata Themelore në Prishtinë ka ndërprerë masën e paraburgimit ndaj Fadil Zogajt dhe Ekrem Selimit, të cilët ishin arrestuar nën dyshimin për sulm ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi.

Sipas aktvendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, gjykata ka vendosur që masa e paraburgimit të ndërpritet sipas detyrës zyrtare, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të dy të pandehurve.

Ata akuzoheshin për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar në bashkëkryerje”, sipas nenit 402, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit është marrë pasi gjykata ka vlerësuar se rrethanat juridike dhe faktike kanë ndryshuar. Sipas aktvendimit, protesta gjatë së cilës ndodhi incidenti ka përfunduar, ndërsa të pandehurit janë marrë në pyetje nga Prokurori i Shtetit.

Për këto arsye, gjykata ka konstatuar se nuk ekziston më bazë ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post LEX | Lirohen nga paraburgimi dy veteranët e UÇK-së për sulmin ndaj deputetit të VV-së appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali