Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka kujtuar Kongresin e Manastirit të vitit 1908, duke theksuar rëndësinë e tij në njësimin e alfabetit shqip dhe në ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ai ka bërë thirrje që gjuha shqipe të ruhet, të kultivohet dhe të afirmohet si vlerë e identitetit kombëtar.
“Ta ruajmë, ta kultivojmë dhe ta afirmojmë gjuhën shqipe si vlerë të shenjtë të identitetit tonë kombëtar”, ka shkruar Ahmeti.
Ai ka shprehur gjithashtu nderim për rilindësit dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë ngjarje historike, duke uruar: “Gëzuar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”.
Burimi: RTKLive
