Më 6 tetor, Vetëvendosje, ndonëse gjatë leximit të parë trumbetoi përkrahje të pakushtëzuar, dëshmoi se nuk ia dha votën ligjit për Specialen nga dëshira apo vullneti institucional. Për ditë të tëra ligjin e bërë gati, shumica e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurtit kalkuloi, hezitoi dhe u përpoq me çdo manovër procedurale t’i shmangej projektligjit për pazare politike – tashmë të shndërruar në ligj – të Partisë Demokratike të Kosovës.
Tash, Lëvizja Vetëvendosje po premton një ligj të ri për Dhomat e Specializuara nëse rrëzohet aktuali, duke garantuar se versioni i ardhshëm nuk do të mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
Ky zotim, i artikuluar nga deputeti Ilir Kërçeli, vjen vetëm pak ditë pasi partia në pushtet miratoi me hezitim dhe pas përllogaritjeve të zgjatura politike nismën ligjore të propozuar nga PDK-ja.
I ftuar në emisionin “Frontal” në T7, Kërçeli komentoi mundësinë e shfuqizimit të ndryshimeve të fundit ligjore, duke deklaruar se shumica parlamentare është e gatshme ta rikthejë nismën në Kuvend në rast se ajo nuk e kalon shqyrtimin kushtetues.
“Duhet të presim dhe të shohim se cilat do të jenë veprimet. Urojmë shumë që të mos rrëzohet, po edhe nëse rrëzohet, Vetëvendosje ka paralajmëruar vazhdimisht, mirëpo edhe jemi zotuar bashkërisht se përsëri do të punojmë në një ligj të ri, i cili nuk do të mund të refuzohet nga Gjykata Kushtetuese”, u shpreh Kërçeli.Reklamë
Por, pikërisht nisma ligjore për rrëzimin e mundshëm të së cilës shqetësohet tani Kërçeli, kishte hasur në rezistencë procedurale nga shumica parlamentare kur u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës.
Më 5 tetor, ndonëse Kuvendi e miratoi në parim në lexim të parë, grupi parlamentar i Vetëvendosjes refuzoi ta përmbyllte procesin po atë ditë, duke e ndërlidhur ecurinë e tij me sigurimin e votave për postin e presidentit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kundërshtoi kërkesën e PDK-së për shqyrtim të menjëhershëm në lexim të dytë.
Ky hezitim nxiti tensione jashtë Kuvendit. Jashtë Kuvendit, protestuesit prej javësh kërkonin miratimin e ligjit, ndërsa largimi i deputetëve të pushtetit pa votimin përfundimtar çoi në përshkallëzimin e pakënaqësisë qytetare.
Nën trysninë e këtyre zhvillimeve, Vetëvendosje ndryshoi qëndrim brenda pak orësh. Të nesërmen, më 6 tetor, ndryshimet ligjore u miratuan me 88 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Menjëherë pas këtij votimi, Kuvendi vazhdoi me procedurën për zgjedhjen e presidentit, duke zgjedhur Justina Shiroka Pulën në krye të shtetit.
Ndryshimet e miratuara parashohin, ndër të tjera, kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet burgim, mundësinë e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.
Miratimi i ligjit solli menjëherë reagimin e Bashkimit Evropian: më 8 tetor, BE-ja theksoi përmes një qëndrimi zyrtar se ndryshimet bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe kërkoi respektimin e mandatit të Dhomave të Specializuara
The post Qesharake: Ligjin për Specialen që e votuan me pahir nën trysninë e protestave, Kërçeli premton ta ribëjnë “edhe më të mirë” po u rrëzua appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali