Zhegrova shkëlqen me asistim në startin e parë si titullar – Juventusi shkatërron Venezian

Zhegrova shkëlqen me asistim në startin e parë si titullar - Juventusi shkatërron Venezian

Written by

in

Juventusi ka shënuar fitore bindëse 4-0 ndaj Venezias, në një ndeshje ku Edon Zhegrova ishte njëri prej futbollistëve më të dalluar, duke dhënë edhe një asistim.

Futbollisti kosovar e nisi për herë të parë këtë sezon një ndeshje si titullar me fanellën e Juventusit dhe e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë mundësinë e dhënë nga trajneri Luciano Spalletti. Ai e mbylli ndeshjen duke luajtur 90 minuta.

Zhegrova fillimisht ishte pranë golit në minutën e 23-të, kur pas një depërtimi të bukur në mbrojtjen kundërshtare goditi nga distanca, por portieri Filip Stankovic reagoi shkëlqyeshëm.

Juventusi kaloi në epërsi në minutën e 53-të me Nick Woltemade, ndërsa gjashtë minuta më vonë Teun Koopmeiners realizoi për 2-0, pas një aksioni të bukur të nisur nga sulmuesi gjerman.

Momenti më i mirë i Zhegrovës erdhi në minutën e 65-të. Kosovari harkoi në mënyrë perfekte në zonë, ndërsa Juan Cabal u shkëput bukur dhe me kokë shënoi për 3-0, duke regjistruar kështu asistimin e tij të parë në këtë takim.

Në minutën e 71-të, Randal Kolo Muani realizoi nga pika e bardhë për rezultatin 4-0, pas një penalltie të konfirmuar edhe nga VAR-i.

Zhegrova ndërkohë vazhdoi të ishte pjesë e lojës deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa reprezentuesi tjetër i Kosovës, Albion Rrahmani, u paraqit vetëm në minutën e 87-të në fushë.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në vendin e gjashtë në tabelën e Serie A, duke grumbulluar 21 pikë. /Telegrafi/