NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

NATO mblidhet të hënën pas shkeljes së hapësirës ajrore të Polonisë nga Rusia

Written by

in

Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të mblidhet të hënën për të diskutuar shkeljen e hapësirës ajrore të Polonisë, sipas një zyrtari të aleancës ushtarake.

Zyrtari tha se takimi do të zhvillohet në kuadër të konsultimeve të rregullta mes aleatëve.

Autoritetet polake njoftuan se më 20 nëntor, gjatë sulmeve ruse ndaj Ukrainës, tri objekte hynë në hapësirën ajrore të vendit dhe ranë në territor.

Njëri prej tyre u identifikua si raketë ruse lundruese Kh-101.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi shkeljen si “të rrezikshme” dhe tha se aeroplanët uftarakë të NATO-s u ngritën në përgjigje të incidentit.

Ai theksoi se aleatët do të vazhdojnë të forcojnë kapacitetet e tyre të parandalimit dhe mbrojtjes.

Kryeministri polak, Donald Tusk, tha se Polonia ka vërtetuar se të tria objektet vinin nga Rusia dhe se incidenti mund të ketë qenë provokim i qëllimshëm. /AA/