Ahmeti-Rama: Marrëveshja e Ohrit dhe bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit

Ahmeti-Rama: Marrëveshja e Ohrit dhe bashkëpunimi rajonal në fokus të takimit

Written by

in

Ahmeti bëri të ditur se gjatë takimit, ndonëse të shkurtër, janë diskutuar çështje me rëndësi për shqiptarët dhe të ardhmen politike të Ballkanit Perëndimor.

Ai theksoi se BDI-ja mbetet e gatshme për bashkëpunim dhe komunikim të hapur me Tiranën, me qëllim avancimin e proceseve politike dhe forcimin e stabilitetit rajonal.

Një tjetër çështje e ngritur ishte lehtësimi i lëvizjes ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ahmeti rikujtoi rëndësinë e deklaratës së Ramës për heqjen e barrierave kufitare, duke e cilësuar këtë si një hap drejt integrimit më të madh rajonal.

Ndërkohë, funksionalizimi i sistemit të përbashkët të kontrollit kufitar “One Stop Shop” në Qafë Thanë shihet si një zhvillim konkret për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe mallrave.

Takimi Ahmeti-Rama vjen në një periudhë kur çështjet e shqiptarëve në rajon, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor mbeten tema me rëndësi të veçantë politike.

Burimi: RTKLive