Nga 0:2 në triumf spektakolar – Barcelona e frikshme bën përmbysjen e çmendur dhe e “blindon” kreun e tabelës

Nga 0:2 në triumf spektakolar – Barcelona e frikshme bën përmbysjen e çmendur dhe e “blindon” kreun e tabelës

Written by

in

Nga 0:2 në triumf spektakolar – Barcelona e frikshme bën përmbysjen e çmendur dhe e “blindon” kreun e tabelës

Barcelona ka realizuar një përmbysje dramatike dhe të pabesueshme në shtëpi, duke mposhtur Villarreali-n me rezultat 3:2, në një ndeshje që nisi si makth i vërtetë për gjigantin katalunas, por që përfundoi në festë të madhe për ta dhe tifozët e pranishëm në “Camp Nou”.

Takimi nisi në mënyrën më të keqe të mundshme për vendasit. Kur kishin kaluar vetëm shtatë minutat e parë të lojës, Barcelona e gjeti veten në disavantazh të dyfishtë. Fillimisht ishte Tajon Buchanan ai që heshti stadiumin në minutën e pestë, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Tanitoluwa Oluwaseyi dyfishoi epërsinë e mysafirëve, duke shkaktuar shok të vërtetë te katalunasit.

Vendasit u munduan të reagonin dhe në minutën e 23-të patën mundësinë e artë për t’u rikthyer në lojë, por talenti Lamine Yamal dështoi nga pika e bardhë e penalltisë, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me epërsinë 0:2 të Villarrealit.

Por, në pjesën e dytë në fushë doli një Barcelonë krejt tjetër – e frikshme, e pandalshme dhe e vendosur për të mos lejuar befasi. Për vetëm katër minuta, blaugranasit shkrinë epërsinë e mysafirëve duke barazuar shifrat në 2:2. Serinë e golave e hapi Gerard Martin në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 61-të, Fermin Lopez çoi peshë stadiumin me golin e barazimit.

Përmbysja e madhe u kompletua vetëm 10 minuta pas golit të parë të vendasve, kur fati i buzëqeshi Barcelonës dhe Pau Navarro shënoi autogol në portën e tij, duke vulosur rezultatin përfundimtar 3:2.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali