118-vjetori i Alfabetit Shqip, liderët shqiptarë në Manastir për të nderuar Kongresin

118-vjetori i Alfabetit Shqip, liderët shqiptarë në Manastir për të nderuar Kongresin

Written by

in

“Sot në 118 vjetorin e Kongresit të Manastirit kujtojmë rëndësinë e tij për gjuhën dhe kulturën shqiptare por edhe vlerën universale të kësaj ngjarje. Arsimi, zhvillimi dhe ruajtja e identitetit gjuhësor dhe kulturor janë themelet e një të atdhme më të mirë”, tha Agon Ferati, ministër i Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive.

Me rastin e kësaj feste, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Hristian Mickovski dhe Edi Rama promovuan sistemin e integruar kufitar, mes këtyre dy vendeve në Qafë Thanë.

“Në këtë eveniment të rrëndësishëm të promovimit të sistemit të integruar kufitar, dëshiroj t’u uroj bashkëqytetarëve tanë, shqiptarëve kudo që janë, këtë festë shumë të rëndësishme, ditën e Alfabetit Shqip”, tha Hristian Mickovski, kryeminiatër i Maqedonisë së Veriut.

“Deri tani në këtë doganë ishim kontrollo kontrollo-kontrollo. Tani do të jemi beso, kontrollo. Hapi tjetër është beso, që mos të kemi më këtu kontrolle, në hapin tjetër të Evropës së bashkuar që mos kemi kufij mes nesh”, tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

Rama bashkë me kryetarët e partive politike  shqiptare në Maqedoni kanë vizituar në orët e pasditës godinën muze të Alfabetit Shqip në Manastir.

“Uroj këtë ditë të veçantë, për më shumë që alfabeti dhe njësimi i Alfabetit u bë në këtë qytet të shenjtë për shqiptarët, në qytetin e Manastirit. Prandaj gjithë shqiptarët po vijnë këtu për ta uruar këtë ditë”, tha Bilall Kasami bashkëkryetar i VLEN-it.

“Kërkova një kujdes më të shtuar të Shqipërisë sa i takon Marrëveshjes së Ohrit. Kërkova nga kryeministri i Shqipërisë kujdes më të shtuar mbi zhvillimet në rajon”, tha Ali Ahmeti kryetar i BDI-së.

Në orët e mbrëmjes drejt Manastirit ka udhëtuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Ai në këtë qytet  takoi bashkërkryetarët e VLEN-it Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.

Kongresi për unifikimin e Alfabetit shqip u zhvillua prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908.  Me vota unanime Kongresi vendosi të lihet mënjanë alfabeti i  Stambollit dhe që gjuha shqipe të shkruhet vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, të cilin e përdorim edhe sot.

Burimi: RTKLive