
Milani ka regjistruar fitoren më të thellë të këtij edicioni në Serie A, duke triumfuar me rezultat 5-1 ndaj Frosinones në San Siro.
Kuqezinjtë e nisën furishëm takimin dhe kaluan në epërsi që në minutën e katërt, pas autogolit të Gabriele Calvanit. Gonçalo Ramos shënoi për 2-0, por Patrizio Masini riktheu shpresat e mysafirëve me golin për 2-1.
Megjithatë, pjesa e dytë ishte e gjitha në shenjën e Milanit. Ardon Jashari, Alphadjo Cissé dhe Christian Pulisic realizuan nga një gol, duke vulosur triumfin bindës të skuadrës vendase.
Me këtë fitore, Milani ngjitet në pozitën e katërt në tabelë me 27 pikë, ndërsa në xhiron e ardhshme do të jetë mysafir i Cagliarit.
Në anën tjetër, Frosinone do të presë Parmën./Klankosova.tv