
Ndërtimi i Klinikës së re të Pulmologjisë ende nuk ka një datë të caktuar, ndërsa deri në fund të vitit synohet përmbyllja e marrëveshjes së financimit me Fondin Saudit për Zhvillim.
Klinika aktuale funksionon që nga paslufta në hapësira të improvizuara të Dermatologjisë, me vetëm 56 shtretër dhe ngarkesë të madhe me pacientë.
Drejtuesi i Klinikës, Shpëtim Thaçi, e cilëson projektin si tejet të rëndësishëm, ndërsa pacientët kërkojnë kushte më të mira për trajtim.
Detajet në kronikën e mëposhtme: