Britani: Kushtet joadekuate po i largojnë të rinjtë nga tregu i punës

Britani: Kushtet joadekuate po i largojnë të rinjtë nga tregu i punës

Written by

in

Britani: Kushtet joadekuate po i largojnë të rinjtë nga tregu i punës

Kriza e të rinjve që nuk janë në arsim, punësim apo trajnim, nuk lidhet vetëm me mungesën e vendeve të punës, por edhe me kushtet gjithnjë e më të vështira në tregun modern të punës.

Pagat e ulëta, pasiguria në punësim dhe oraret e gjata po ndikojnë në kënaqësinë dhe motivimin e punëtorëve, veçanërisht të të rinjve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Fondacioni Resolution, kënaqësia me punën në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë, shkruan The Guardian.

Po ashtu, vetëm 55 për qind e punëtorëve deklarojnë se janë të gatshëm të punojnë më shumë sesa u kërkohet për të ndihmuar punëdhënësin e tyre, transmeton Klankosova.tv.

Një shembull i kushteve të vështira përmendet edhe kompania Amazon, ku punëtorët në Mbretërinë e Bashkuar pritet të përpunojnë rreth 300 artikuj në orë, ndërsa java mesatare e punës arrin deri në 55 orë, veçanërisht gjatë periudhës së festave të fundvitit.

Në këtë kontekst, masat për subvencionimin e punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për të rinjtë mund ta lehtësojnë përkohësisht krizën, por nuk i adresojnë problemet themelore të tregut të punës.

Përmirësimi i kushteve të punës, pagat dinjitoze, siguria në punësim dhe respektimi i të drejtave të punëtorëve paraqiten si elemente të domosdoshme për të parandaluar largimin e të rinjve nga tregu i punës./Klankosova.tv.