Trump kërcënon Iranin me sulme pas Vitit të Ri: Do të përfundojnë në fund të detit

Trump kërcënon Iranin me sulme pas Vitit të Ri: Do të përfundojnë në fund të detit

Written by

in

Trump kërcënon Iranin me sulme pas Vitit të Ri: Do të përfundojnë në fund të detit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se mund të urdhërojë sulme të reja ushtarake ndaj Iranit pas Vitit të Ri, nëse të dyja vendet nuk arrijnë një marrëveshje.

Në një intervistë për Fox News të dielën, Trump akuzoi negociatorët iranianë se po zvarrisin procesin e bisedimeve, ndërkohë që po vazhdojnë të përshkallëzojnë tensionet pas zgjedhjeve në SHBA, duke i cilësuar si të pakuptimta bisedimet diplomatike me Teheranin.

“Ata janë më agresivë tani sesa para zgjedhjeve”, tha Trump, duke i cilësuar zyrtarët iranianë si “profesionistë të vallëzimit me hapa të vegjël”.

“Ata flasin gjatë gjithë kohës, e vetmja gjë që bëjnë është të flasin, por e gjithë kjo është marrëzi”, shtoi ai.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në kohën kur SHBA-ja po vazhdon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, në mes të konfliktit më të gjerë në Ngushticën e Hormuzit.

Trump parashikoi se sulmet reciproke mes forcave amerikane dhe atyre iraniane do të vazhdojnë, ndërsa sfidoi Teheranin që të përpiqet ta thyejë bllokadën detare amerikane.

“Shpresoj ta bëjnë këtë. Të gjithë do të përfundojnë në fund të detit, ashtu si pjesa tjetër e marinës së tyre”, deklaroi Trump, duke iu referuar mundësisë që forcat iraniane të sfidojnë bllokadën, shkruan Yahoo.

Ndërkohë, protestat kundër qeverisë kanë rifilluar në disa qytete të Iranit. I pyetur për trazirat e reja brenda vendit, Trump iu drejtua drejtpërdrejt protestuesve me mesazhin: “Vazhdoni të protestoni”, transmeton Klankosova.tv.