“Kurrë nuk do ta vesh atë fanellë”, talenti i Barcelonës ia mbyll derën Real Madridit

“Kurrë nuk do ta vesh atë fanellë”, talenti i Barcelonës ia mbyll derën Real Madridit

Written by

in

“Kurrë nuk do ta vesh atë fanellë”, talenti i Barcelonës ia mbyll derën Real Madridit

Talenti i ri i Barcelonës, Xavi Espart, ka shprehur hapur besnikërinë e tij ndaj klubit katalunas, duke përjashtuar kategorikisht mundësinë që një ditë të veshë fanellën e rivalit të përbetuar, Real Madridit.

Në një intervistë të shkurtër, mbrojtësi i ri u pyet se për cilin klub nuk do të pranonte të luante kurrë gjatë karrierës së tij. Përgjigjja e tij ishte e drejtpërdrejtë dhe pa hezitim.

“Unë nuk do të luaj kurrë për Real Madridin”, deklaroi Espart.

I formuar në akademinë e famshme të Barcelonës, La Masia, 21-vjeçari duket se e ka të qartë se ku dëshiron ta vazhdojë karrierën e tij.

Besnikërinë ndaj gjigantit katalunas ai e ka dëshmuar edhe me rinovimin e kontratës, duke u lidhur me Barcelonën deri në vitin 2030.

Espart po synon të fitojë gjithnjë e më shumë hapësirë në skuadrën e drejtuar nga Hansi Flick, ndërsa paraqitjet e tij të fundit kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali