
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot të ndryshueshëm në Kosovë nga 23 deri më 27 nëntor.
Temperaturat pritet të shënojnë rënie të theksuar në mesjavë, kur të mërkurën ato minimale do të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të lëvizin nga 2 deri në 6 gradë. Të martën dhe të mërkurën në mëngjes parashihen edhe ngrica dhe mjegull në disa zona të vendit.
Sipas IHMK-së, nga e enjtja temperaturat do të shënojnë rritje graduale, me minimale nga 0 deri në 5 gradë dhe maksimale nga 5 deri në 9 gradë Celsius, por moti do të mbetet kryesisht i vranët, me kushte për reshje shiu.
Burimi: Insajderi