Protesta organizohet në shenjë pakënaqësie ndaj rektorit Arben Hajrullahu dhe, siç kanë bërë të ditur përfaqësuesit studentorë, për shkak të mosadresimit të kërkesave të tyre.
Pakënaqësitë e studentëve janë shtuar pas përplasjeve të fundit me rektorin, të cilat u intensifikuan pas bojkotit të mësimit në Fakultetin e Mjekësisë, lidhur me vendimin për evidentimin e vijueshmërisë së studentëve përmes kodeve QR.
Reagime te studentët kanë nxitur edhe deklaratat e rektorit Hajrullahu, të cilat ata i kanë cilësuar fyese dhe kërcënuese.
Përfaqësuesit studentorë kanë kërkuar kërkimfalje nga rektori, si dhe dorëheqjen e tij.
Burimi: RTKLive
