Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 12 aksidente me të lënduar dhe 13 të tjera me dëme materiale.
Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 1870 gjoba trafiku.
Në 24 orët e fundit, Policia ka arrestuar 19 persona. Prej tyre, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person në vuajtje të dënimit.
Burimi: RTKLive
