Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Written by

in

Zjarr i fuqishëm në një spital në Berlin, 15 persona të prekur nga tymi – dy në gjendje të rëndë

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer të dielën në mbrëmje në një spital në lagjen Lichtenberg të Berlinit, duke lënë 15 persona të plagosur ose të prekur nga thithja e tymit.

Sipas Departamentit të Zjarrfikësve të Berlinit, një person ndodhet në gjendje kritike, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë.

Flakët shpërthyen në dhomën e një pacienti, në katin e parë të spitalit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të tymit në pjesë të ndryshme të ndërtesës, autoritetet organizuan evakuimin urgjent të pacientëve dhe personave të tjerë që ndodheshin aty.

Ekipet e zjarrfikësve ndërhynë menjëherë dhe arritën ta vinin zjarrin nën kontroll brenda një kohe të shkurtër. Megjithatë, tymi i dendur ishte përhapur edhe në ambiente të tjera, duke rrezikuar pacientët dhe personelin mjekësor.

Dy personat e prekur më rëndë u transportuan në spitale të tjera, ku po marrin trajtim të specializuar nën mbikëqyrjen e mjekëve të kujdesit intensiv.

Ndërkohë, 13 personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta ose kanë shfaqur simptoma si pasojë e thithjes së tymit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali