Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

Written by

in

Inspektorati shqipton 24 gjoba brenda një jave, mbyllen shtatë lokale dhe sekuestrohen produkte pa dokumentacion

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka realizuar 166 inspektime gjatë javës së kaluar në tregun e brendshëm dhe në zonat doganore, ku janë shqiptuar 24 gjoba për shkelje të ndryshme ligjore dhe janë mbyllur shtatë lokale.

Sipas njoftimit të këtij institucioni, nga gjithsej 166 inspektime, 74 lëndë janë përmbyllur, ndërsa 92 të tjera kanë mbetur në procedurë, për shkak të kërkesës për dokumentacion shtesë apo eliminimit të parregullsive të konstatuara.

Inspektimet janë zhvilluar në disa fusha, përfshirë konsumin e përgjithshëm, sigurinë e produkteve, naftën dhe derivatet e saj, kushtet minimale-teknike dhe mbikëqyrjen metrologjike.

Nga 24 gjobat e shqiptuara, shtatë kanë qenë për mospërputhje të çmimeve, gjashtë për mungesë të faturave të prejardhjes së produkteve, tri për shkelje në shitjet online, tri për mosrespektim të orarit të punës dhe dy për mungesë të çmimoreve. Gjobat e tjera janë shqiptuar për parregullsi të ndryshme.

Po ashtu, inspektorët kanë mbyllur shtatë lokale për mungesë të dokumentacionit përkatës, ndërsa gjatë kontrolleve janë realizuar edhe tri sekuestrime të produkteve pa dëshmi të prejardhjes. Disa produkte të tjera janë ndaluar për shitje deri në prezantimin e dokumentacionit.

Në kuadër të mbikëqyrjes së tregtisë online janë realizuar 22 inspektime, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në furra të bukës, mishtore, sektorin e produkteve elektronike dhe atë të derivateve të naftës.

IQMT-ja ka njoftuar gjithashtu se ka zhvilluar 26 inspektime të përbashkëta me Policinë e Kosovës, ATK-në dhe IQP-në, lidhur me ofruesit e shërbimeve të masazhit dhe lokalet e natës. Ndërsa, në bashkëpunim me Inspektoratin Farmaceutik janë realizuar edhe katër inspektime për mbikëqyrjen e çmimeve të barnave.

Gjatë së njëjtës periudhë, institucioni ka trajtuar me sukses edhe 30 ankesa të konsumatorëve, të pranuara përmes Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorëve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali