Hilaria Baldwin ka zbuluar me humor sekretin e martesës së saj 14-vjeçare me aktorin Alec Baldwin, duke thënë se njëri-tjetrit i bëjnë ‘gaslighting’, por gjithmonë në formë shakaje.
Edhe aktori është pajtuar me këtë deklaratë, duke e cilësuar si një nga gjërat e martesës së tyre të lumtur.
E pyetur se cili është sekreti i një martese të suksesshme, Hilaria u përgjigj: “Gaslighting, por me shaka”.
Ajo shpjegoi se ndonjëherë arrijnë deri aty sa të mos jenë më të sigurt se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, por theksoi se kjo ndodh në të dyja drejtimet.
Si shembull, ajo tregoi se shpesh ndryshon mobilimin dhe rregullimin e shtëpisë gjatë kohës kur Alec nuk është aty, e më pas i thotë se gjithçka ka qenë ideja e tij.
Kjo, sipas saj, e lë aktorin të hutuar, i cili përpiqet të kuptojë se kur e ka propozuar një ndryshim të tillë.
Hilaria shtoi me humor se këto situata i bëjnë të ndihen më të rinj, por njëkohësisht edhe sikur po plaken më shpejt.
Alec, nga ana tjetër, u pajtua me të, duke thënë se në martesën e tyre ka shumë “gaslighting” dhe se kjo është një nga sekretet e lumturisë së tyre.
Çifti u martua në vitin 2012 dhe së bashku kanë shtatë fëmijë.
Alec Baldwin ka edhe një vajzë të rritur, Ireland, nga martesa e mëparshme me aktoren Kim Basinger. /Telegrafi/