Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Written by

in

Gjashtë kandidatë në garë për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Gjashtë kandidatë kanë aplikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova, Ministria e Punëve të Brendshme, pas raportimeve të publikuara gjatë ditës lidhur me këtë pozitë.

Sipas MPB-së, brenda afatit të përcaktuar për aplikim, nga 5 deri më 19 nëntor 2026, janë pranuar gjithsej gjashtë aplikime, transmeton Klankosova.tv

Kandidatët që kanë shprehur interesim për këtë pozitë janë: Granit Fetahu, Fehmi Hoti (ushtrues detyre i PK-së), Sladjana Stojanovic, Arbnesh Ajvazi, Arben Paqarizi dhe Agron Rukiqi.

Ky proces vjen pas dorëheqjes së drejtorit të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e cila ndodhi pesë ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ngjarje që tronditi opinionin publik në vend.

Ndërkohë, tashmë pritet të vazhdojë procesi i shqyrtimit dhe përzgjedhjes së kandidaturave për udhëheqësin e ardhshëm të Policisë së Kosovës./Klankosova.tv