Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, mori pjesë në lansimin e Programit të Vetëpunësimit, një mundësi konkrete për të gjithë ata që synojnë të zhvillojnë idetë e tyre dhe t’i shndërrojnë ato në iniciativa të qëndrueshme ekonomike.
Gjatë takimit, udhëheqësja e Zyrës së Punësimit në Obiliq, znj. Emine Berisha, prezantoi programin, objektivat e tij, kriteret e përfitimit dhe procedurat e aplikimit, duke informuar nga afër punëkërkuesit për mundësitë që ofron kjo masë.
“Vetëpunësimi nuk është vetëm një mundësi për të krijuar një vend pune, por edhe një hap drejt pavarësisë ekonomike, zhvillimit të ndërmarrësisë”, njofton komuna..
Burimi: RTKLive
