Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Ansamblet shqiptare bashkohen në Manastir për nder të Kongresit të Alfabetit

Written by

in

Në Manastir është mbajtur koncert festiv për shënimin e 118-vjetorit të Kongresit të Manastirit, me pjesëmarrjen e ansambleve shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se Ansambli Kombëtar “Shota” nga Kosova, së bashku me Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore të Shqipërisë dhe Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare të Maqedonisë së Veriut, janë bashkuar në një program artistik me këngë e valle shqiptare.

“Ishte një mbrëmje e veçantë në qytetin ku u njësua alfabeti shqip, me pjesëmarrjen e artistëve nga tri vendet tona, në nderim të gjuhës dhe kulturës shqiptare”, ka shkruar Bogujevci.

Burimi: RTKLive